Ndërlidhjet

Interpol hedh poshtë kërkesën ruse për Browder-in


William Browder

William Browder

Agjencia ndërkombëtare policore Interpol ka refuzuar një kërkesë të Rusisë që në listën e kërkimit të përfshihet milioneri britanik William Browder.

Shefi ekzekutiv i i turstit Hermitage Capital është akuzuar për evazion fiskal dhe se ka përvetësuar ilegalisht aksione në vlerë prej 70 milionë dollarësh të gjigantit rus të energjisë, Gazprom.

Browder ka thënë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Interpoli ms seli në Francë tha se”rasti është i një natyre kryesisht politike” dhe për këtë arsye Interpoli nuk duhet të ndihmojë Rusinë në përndjekjen e Browderit.

Përfshirja në bazën e të dhënave të Interpolit do t’i kishte detyruar vendet anëtare të agjencisë ta informojnë Rusinë për vendndodhjen e Browderit.

Avokati i Browderit, Sergei Magnitsky ka vdekur në një burg rus në vitin 2009, pas zbulimit të një skeme masive mashtrimi nga ana e zyrtarëve rusë.
XS
SM
MD
LG