Ndërlidhjet

Luftime në qytetin strategjik sirian të Qusairit


Qusair

Qusair

Raportet thonë se janë intensifikuar luftimet në qytetin strategjik sirian të Qusairit.

Media shtetërore raportoi të shtunën se trupat besnike të presidentit Bashar al-Asad kanë nisur një sulm të trefishtë në qytetin e mbajtur nga rebelët dhe kanë bërë përparime të mëdha.

Kryengritësit thanë se ishin nën bombardime të rënda dhe se trupat elite të ushtrisë dhe luftëtarët libanezë të Hezbollahut ishin në krye të ofensivës.

Një javë më parë, ushtria filloi një ofensivë për të rimarrë Qusairin, që gjendet në mes Homsit dhe kufirit libanez.

Në Stamboll, opozita e Sirisë rifilloi bisedimet që synojnë krijimin e një fronti të bashkuar para një konference ndërkombëtare të paqes të propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Në Siri në konfliktin më se dyvjeçar kanë vdekur më shumë se 80 mijë persona.
XS
SM
MD
LG