Ndërlidhjet

logo-print
Një person që do të kryente sulm vetëvrasës në kryeqytetin afgan ka vdekur pasi që eksplozivi që kishte në trup shpërtheu para kohe.

Policia tha se jeleku i personit shpërtheu të shtunën pas ai që u largua nga një shtëpi në periferi të Kabulit.

Nga shpërthimi nuk u plagos askush tjetër.

Sulmi i dështuar pasoi një sulm të së premtes të talibanëve në një ndërtesë të përdorur nga Organizata Ndërkombëtare e Migrimit, IOM.

Të paktën tetë persona u vranë në këtë sulm, përfshirë, civilë, roje, dhe militantë talebanë.

Në provincën juglindore të Ghaznit, të premten nga një shpërthim u vranë të paktën tetë persona në një xhami gjatë lutjeve të mbrëmjes.

Autoritetet lokale thanë se shpërthimi ndodhi nga shpërthim aksidental i eksplozivëve që po transportoheshin nga luftëtarët talebanë.

Militantët kishin ndaluar në xhami për të marrë pjesë në lutje.

Në mesin e të vdekurve kishte luftëtarë talebanë dhe civilë.
XS
SM
MD
LG