Ndërlidhjet

Edhe një i arrestuar për vrasjen e ushtarit britanik


Vendi ku u vra ushtari britanik, Lee Rigby, Londër

Vendi ku u vra ushtari britanik, Lee Rigby, Londër

Policia në Britani ka arrestuar një person duke u thirrur në ligjin kundër terrorizmit në selinë kryesore të BBC-së.

Personi i identifikuar si Abu Nusaybah është arrestuar nga policia kundër terrorizmit.

Ai më herët në programin e BBC-së “Newsnight” ka thënë se shokut të tij Michael Adebolajo, një nga të dyshuarit e vrasjes së tmerrshme të ushtarit të paarmatosur britanik, i ishin afruar zyrtarët e shërbimit të zbulimit.

Nusaybah pretendon se zyrtarët britanikë kundër terrorizmit donin ta rekrutonin Adebolajon, pasi që ai kthye nga një udhëtim prej Kenisë, gjashtë muaj më parë.

Policia Metropolitane e Londrës e arrestoi 31 vjeçarin nën “dyshimet e drejtimit, përgatitjes dhe nxitjes së akteve të terrorizmit”.

Adebolajo, 28 vjeçar dhe Michael Adebowale, 22 vjeç janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e ushtarit Lee Rigby në mes të të ditës, të mërkurën në Londër.

Të dy personat gjenden në spitale të Lndrës, pasi që policia i ka gjuajtur dhe plagosur disa minuta pas vrasjes së Rigbyt.
XS
SM
MD
LG