Ndërlidhjet

Judah: Pas Gjibraltarit, minohet rezistenca për Kosovën në UEFA


Tim Judah
Tim Judah
Anëtarësimi i Gjibraltarit si anëtar i plotë i Federatës Evropiane të Futbollit, UEFA, “logjikisht minon rezistencën për anëtarësimin e Kosovës” në këtë mekanizëm, ka shkruar në Twitter, publicisti i njohur britanik, Tim Judah.

Vendimi i UEFA-s për Gjibraltarin, bën që ai të hyjë në konkurrencë kualifikuese për Kampionatin Evropian më 2016.

Spanja ka qenë kundër vendimit që territori britanik në cepin jugor të saj t’i bashkohet UEFA-s.

Ajo i ka dorëzuar territorin Britanisë në vitin 1713. Gjibraltari ka një popullsi prej 30 mijë banorësh, me shtetësi të plotë britanike.

Për shkak të mosnjohjes së pavarësisë nga Serbia, Kosovës po i pamundësohet anëtarësimi në UEFA ashtu sikurse edhe në Federatën Botërore të Futbollit, FIFA.

Edhe analisti tjetër për çështjet e Ballkanit, Florian Bieber, duke u nisur nga mesazhi i Tim Judah, ka bërë pyetje se përse Kosova nuk po pranohet në këta mekanizma, pasi që njihet nga shumica e vendeve anëtare të tyre.
XS
SM
MD
LG