Ndërlidhjet

Qeveria serbe diskuton të dielën planin e zbatimit


Mbledhje e Qeverisë së Serbisë, foto nga arkivi
Mbledhje e Qeverisë së Serbisë, foto nga arkivi
Qeveria e Serbisë në seancën e së dielës, sipas disa deklaratave të zyrtarëve në mediat serbë, mund të shqyrtojë planin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Mediat serbe njoftojnë se të dielën në orën 18 do të mbahet seanca e Qeverisë pas së cilës do të lëshohet komunikatë për media.

Më herët, zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiq ka thënë se ekzistojnë shqetësime në lidhje me planin e zbatimit, andaj edhe nuk do të mbahet të shtunën seancë e Qeverisë.

Ai ka theksuar se ekzistojnë edhe ndryshime të planit për zbatimin e marrëveshjes në Bruksel, që nuk kanë të bëjnë me institucionet paralele në Kosovë.

“Ndryshimet kanë të bëjnë me mosekzistimin e obligimeve për ndryshimin e ligjeve kosovare, detajet teknike për Asociacionin e komunave serbe dhe pjesës statusore që do të garantonte ekzistimin e dokumenteve serbe”, tha Vuçiq.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë në këtë javë kanë arritur në Bruksel pajtueshmëri për planin e zbatimit të Marrëveshjes për Normalizim Raportesh të 19 prillit.
XS
SM
MD
LG