Ndërlidhjet

Kongresistët amerikanë takojnë Thaçin


Kryeministri Hashim Thaci takon kongresistet ameirkane, Robert Aderholf, Bob McEwen dhe Trent Walters, Prishtinë, 26 maj, 2013
Kryeministri Hashim Thaci takon kongresistet ameirkane, Robert Aderholf, Bob McEwen dhe Trent Walters, Prishtinë, 26 maj, 2013
Në takimin e Kryeministrit Hashim Thaçi me kongresistët amerikanë Robert Aderholf, Bob McEwen dhe Trent Walters, që po marrin pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në Prishtinë, u bisedua për aktualitetin politik kosovar, për marrëdhëniet në mes të shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për thellimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve, si dhe për dialogun ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë, është bërë me dije nga një njoftim për media i kabinetit qeveritar.

Kryeministri ka falenderuar ne takim mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore dhe popullit amerikan për Kosovën, që nga procesi i çlirimit, pavarësisë dhe deri tani.

Në takim thuhet se është diksutuar edhe për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën, sipas komunikatës për media, kongresistët amerikanë theksuan mbështetjen e tyre, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm përshpejtimin e procesit të zbatimit të saj.

Duke vlerësuar organizimin e Lutjeve të Mëngjesit nga institucionet e Kosovës, kongresistët amerikanë theksuan se ceremonia e organizuar në Prishtinë është në mesin e ceremonive më së miri të organizuara në Ballkan deri më tani, thuhet ne njoftim.
XS
SM
MD
LG