Ndërlidhjet

Qeveria serbe diskuton sot planin e zbatimit


Qeveria e Serbisë
Qeveria e Serbisë
Qeveria e Serbisë në seancën e sotme, sipas disa deklaratave të zyrtarëve në mediat serbe, mund të shqyrtojë planin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Mediat serbe njoftojnë se sot në orën 18 do të mbahet seanca e Qeverisë pas së cilës do të lëshohet komunikatë për media.

Të shtunën, zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiq ka thënë se ekzistojnë shqetësime në lidhje me planin e zbatimit, andaj edhe nuk do të mbahet të shtunën seanca e Qeverisë.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë në këtë javë kanë arritur në Bruksel pajtueshmëri për planin e zbatimit të Marrëveshjes për Normalizim Raportesh të 19 prillit.
XS
SM
MD
LG