Ndërlidhjet

Goditet me raketa një distrikt i kontrolluar nga Hezbollahu


Foto ilustruese nga Bejruti

Foto ilustruese nga Bejruti

Raportet nga Bejruti thonë se dy raketa kanë goditur një distrikt të kontrolluar nga Hezbollahu në kryeqytetin libanez dhe të paktën katër persona janë plagosur.

Nuk u bë e qartë se kush është përgjegjës për sulmin në rrethin Mar Mikhael.

Sulmi erdhi një ditë pasi udhëheqësi i Hezbollahut Hassan Nasrallah njoftoi se grupi militant i mbështetur nga Irani është angazhuar për të luftuar krah regjimit të Asadit në konfliktin në Siri.
XS
SM
MD
LG