Ndërlidhjet

Përfundon simbolikisht Maratona e Bostonit


Boston...

Boston...

Mijëra vrapues kanë përfunduar simbolikisht maratonën e Bostonit, gati shtatë javë pasi që gara u ndërpre, pas shpërthimit të dy bombave afër vijës së finishit.

Rreth 3 mijë njerëz të shtunën vrapuan e ecën në kilometrin e fundit të garës.

Në aktivitet ishin përshirë vrapues që mbanin tre flamuj amerikanë dhe një flamur kinez në nderim të të vrarëve.

Më 15 prill, dy bomba në maratonë vranë tre persona - dy amerikanë dhe një qytetar kinez.

Sulmuesit e dyshuar, dy vëllezër çeçenë akuzohen edhe për vrasjen e personit të katërt, një polici amerikan, derisa përpiqeshin të shmangnin arrestimin.

Një nga vëllezërit, Tamerlan Tsarnaev, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, ndërsa 19-vjeçari Dzhokhar Tsarnaev është arrestuar.
XS
SM
MD
LG