Ndërlidhjet

S'dihet motivi i therjes së ushtarit francez


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Autoritetet franceze kanë thënë se është shumë herët të dihet nëse therja e një ushtari francez ka ndonjë lidhje me vrasjen e ushtarit birantik nga ekstremistët e dyshuar islamikë.

Ushtari francez, që kishte veshur uniformë është therur në fyt të shtunën, gjatë një patrullimi anti-terrorist në një distrikt biznesi në Paris. Zyrtarët thanë se ushtari 23 vjeçar do të mbijetojë.

Presidenti Francois Hollande tha se identiteti i sulmuesit, i cili ka ikur, mbetet i panjohur.

Ai ka tërhequr vërejtjen që të mos nxirren konkluzione të nxituara për sulmin.

Një ushtar britanik është therur për vdekje në rrugët e Londrës të mërkurën nga ekstremistë të dyshuar islamikë.
XS
SM
MD
LG