Ndërlidhjet

Edhe tre të arrestuar për vrasjen e ushtarit britanik


Londër...
Londër...
Policia britanike ka arrestuar edhe tre të dyshuar në lidhje me vrasjen e ushtarit britanik, i cili u ther për vdekje nga dy islamistë të dyshuar në një rrugë të Londrës.

Scotland Yard-i tha se dy meshkuj të moshës 24 dhe 28 vjeçare u arrestuan të shtunën në juglindje të Londrës.

Një person tjetër, 21 vjeçar u arrestua në lokacion tjetër.

Të tre personat janë arrestuar nën dyshimin për konspiracion për të kryer vrasje.

Hollësi të mëtejshme mbi lidhjen e tyre me vrasjen e së mërkurës nuk janë dhënë.

Dy të dyshuar islamikë të akuzuar për kryerjen e vrasjes u qëlluan dhe u plagosën nga policia dhe po ruhen në dy spitale të veçanta.

Ushtari i vrarë 25 vjeçar, u godit fillimisht nga një automjet pastaj u ther me thikë disa herë në jug të Londrës.
XS
SM
MD
LG