Ndërlidhjet

Daçiq kërkon sqarime shtesë nga Ashton


Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq

Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se para seancës së sotme të Qeverisë do të bisedojë në telefon me shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, e cila ndërmjetëson në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, “në mënyrë që të sqarohen disa çështje të dyshimta”, duke theksuar se “është me rëndësi konfirmimi se bisedimet e deritashme kanë qenë neutral karshi statusit”.

“Për ne është shumë me rëndësi që mos rastësisht të interpretohet se ajo për të cilën ne jemi marrë vesh të mos marrë ndonjë domethënie karshi çështjes së statusit”, ka deklaruar Daçiq për televizionin B92.

Seanca e Qeverisë së Serbisë në të cilën pritet të diskutohet plani i zbatimit të Marrëveshjes për Normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të zhvillohet sot rreth mbrëmjes.
XS
SM
MD
LG