Ndërlidhjet

Incidenti në aeroplan, akuza ndaj dy britanikëve


Aeroplani pakistanez në Aeroportin Stansted në jug të Anglisë, 24 maj, 2013
Aeroplani pakistanez në Aeroportin Stansted në jug të Anglisë, 24 maj, 2013
Dy shtetas britanikë të cilët pretendohet se kanë detyruar uljen e një aeroplani pakistanez nën përcjellje ushtarake në Angli, më 24 maj, akuzohen se kanë rrezikuar aeroplanin.

Policia në Britani ka bërë këtë njoftim të dielën, duke thënë se 30 vjeçari Tayyab Subhani dhe 41-vjeçari Mohammed Safdar janë marrë në pyetje dhe do të paraqiten në gjykatë më 27 maj.

Ata thuhet se janë përpjekur që të hyjnë në kabinën e pilotit në aeroplanin e kompanisë Pakistan International Airlines dhe dyshohet se kanë kërcënuar ta hedhin atë në erë.

Aeroplani, që kishte 308 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit, ka devijuar nën përcjelljen ushtarake nga Mançesteri në aeroportin Stansted të Londrës.

Zyrtarët thonë se nuk besojnë se incidenti ishte i ndërlidhur me terrorizëm.
XS
SM
MD
LG