Ndërlidhjet

Rivarroset në Serbi mbreti i fundit jugosllav


Ceremonia e varrimit
Ceremonia e varrimit
Mbreti i fundit i Jugollsavisë është rivarrosur në Serbi, 43 vjet pas vdekjes së tij në SHBA.

Zyrtarët krysorë, përfshirë presidentin Tomisllav Nikoliq dhe kryeministrin Ivica Daçiq, kanë marrë pjesë në ceremoninë e së dielës.

Petar Karagjorgjeviq II ka qenë mbreti i tretë dhe i fundit i Jugosllavisë.

Ai mori fronin në vitin 1934 në moshën 11 vjeçare pas vrasjes së të atit, mbretit Aleksandri I.

Ai i iku një grusht-shteti anti-nazist në vitin 1941 dhe më vonë qeveria komuniste e pengoi të kthehej në Jugosllavi.

Ai ka vdekur në vitin 1970 në moshën 47 vjeçare.

Mbreti, si dhe tre anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, u rivarrosën në kishën Shën Gjorgji në Oplenac.

I biri i tij, Alexander Karagjorgjeviq është kthyer në Serbi në vitin 2001 dhe ka kërkuar kthimin e monarkisë.
XS
SM
MD
LG