Ndërlidhjet

Afganistani regjistron votuesit e rinj


Afganistan

Afganistan

Afganistani ka filluar regjistrimin e votuesve për zgjedhjet e reja në prill të vitit të ardhshëm.

Fazel Ahmad Menawi, kreu i Komisionit të Pavarur Zgjedhor iu tha gazetarëve të dielën në një qendër të regjistrimit në Kabul se “sot jemi të lumtur që ka nisur procesi i regjistrimit të votuesve.”

Ai i bëri thirrje gjithashtu qeverisë afgane që të forcojë masat e sigurisë në mënyrë që ekipet e regjistrimit të mund të veprojnë në zonat dhe fshatrat e largëta.

Procesi i regjistrimit ka filluar të dielën në 41 qendra në të gjithë 34 provincat për ata që kanë mbushur 18 vjeç, për ata qe ende nuk janë regjistruar ose që kanë humbur kartat e tyre të zgjedhësve.

Katër milionë emrat të rinj pritet të të shtohen në listën zgjedhore, e cila aktualisht përmban 16 milionë votues.

Në garën presidenciale nuk do të përfshihet presidenti në detyrë Hamid Karzai, pasi ai nuk ka të drejtë të shërbejë pas dy mandateve.
XS
SM
MD
LG