Ndërlidhjet

Bahreini: Kreu i Hezbollahut është terrorist


Hassan Nasrallah
Hassan Nasrallah
Ministri i jashtëm i Bahreinit e ka quajtur kreun e grupit gueril libanez Hezbollah “terrorist” pasi, Hassan Nasrallah tha se luftëtarët e tij do të ndihmojë në arritjen e fitores së aleatit, presidentit Bashar al-Asad në luftën civile të Sirisë.

Komentet paraqesin një largim nga pikëpamja tradicionale arabe mbi Hezbollahun si një forcë kryesore kundër Izraelit dhe tregojnë zgjerimin e ndarjeve sektare në rajon gjatë luftës në Siri.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Sheikh Khaled Bin Ahmed Al-Khalifa, tha se Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është një terrorist dhe i ka shpallur luftë kombit të tij”, njoftoi Agjencia e Lajmeve e Bahreinit, duke cituar mesazhin e ministrit në Twitter.
XS
SM
MD
LG