Ndërlidhjet

Një delegacion i Kongresit te SHBA-ve po qëndron në Kosovë


Logo e Kongresit amerikan
Logo e Kongresit amerikan
Një delegacion i Kongresit të SHBA-ve i udhëhequr nga Përfaqësuesi Joe Wilson po qëndron në Kosovë.

Ky delegacion ka zhvilluar një takim me kryeministrin Hashim Thaçi.

Po ashtu, gjatë vizitës, sipas një komunikate të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë thuhet se delegacioni do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe me udhëheqësit kyç të Forcës së Sigurisë të Kosovës, përfshirë edhe tre zëvendësministrat dhe Komandantin, Gjeneral Lejtnant Kadri Kastratin.

Përveç Joe Wilson, në delegacion përfshihen edhe Tom Rice, Denny Heck, Pete Gallego dhe Lois Frankel.

Ata kanë vizituar edhe trupat e KFOR-it nga rajoni i Karolinës Jugore dhe Floridës.

Vizita është vlerësuar të jetë në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Dy ditët e fundit në Prishtinë kanë qëndruar edhe tre kongresistë tjerë amerikan të cilët kanë marrë pjesë në takimin e dhjetë të Lutjeve të Mëngjesit për Evropën Juglindore si dhe kanë zhvilluar takime me udhëheqësit kosovarë.
XS
SM
MD
LG