Ndërlidhjet

Qeveria e Serbisë miraton planin e zbatimit


Qeveria e Serbisë, foto nga arkivi
Qeveria e Serbisë, foto nga arkivi
Qeveria e Serbisë ka miratuar të dielën mbrëma planin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, ndërsa kryeministri Ivica Daçiq lidhur me këtë e ka njoftuar përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Qeveria ka njoftuar se e ka miratuar planin e Zbatimit të Marrëveshjes mbi parimet që rregullojnë normalizimin e raporteve si dokument që “nuk prejudikon “statusin e Kosovës.

Në letrën drejtuar zonjës Ashton, thuhet se Qeveria e Serbisë konsideron se miratimi i planit të zbatimit dhe ndryshimi i ligjeve që janë të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit “hap dyert që të jepen rezultate pas procesit disamujor politik, të cilat do t’iu përgjigjen interesave dhe pritjeve të qytetarëve dhe të gjitha palëve të përfshira në proces”.

Qeveria e Serbisë konsideron, thuhet në letër se emërimi i komandantëve rajonalë të policisë për veriun e Kosovës, do të rrisë besimin dhe stabilitetin në Kosovë.

Ne letër theksohet se me miratimin e planit të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit si dhe të marrvëshjeve të kaluara, por edhe të atyre në të ardhmen, “nuk shkilet parimi i konfirmuar në të gjitha fazat për neutralitetin ndaj statusit”.

Në këtë seancë, Qeveria e Serbisë nuk e ka pranuar dorëheqjen e drejtorit të Zyrës për Kosovën, Aleksandër Vulin, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të marrëveshjes së arritur në Bruksel.
XS
SM
MD
LG