Ndërlidhjet

Rreth 100 të arrestuar në Paris


Paris
Paris
Rreth 100 persona është raportuar të jenë arrestuar në Paris pas konfrontimeve mes policisë dhe protestuesve gjatë demonstratave kundër ligjit të ri të Francës, që lejon martesën e homoseksualëve dhe adoptimin.

Policia ka vlerësuar se rreth 150 mijë njerëz morën pjesë në protestën e së dielës.

Organizatorët vendosin më lart këtë numër.

Demonstrata u organizua nga grupet, që e përshkruajnë veten si pro-tradicionaliste.

Demonstrata filloi në mënyrë paqësore, por raportet thonë se aktivistët e ekstremit të djathtë nxitën përleshjet me policinë, e cila hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat në qendër të Parisit.

Projektligji për maretsat e të njëjtës gjini u nënshkrua në ligj nga presidenti Francois Hollande në këtë muaj.
XS
SM
MD
LG