Ndërlidhjet

logo-print

Vdes nga kanceri i gjirit tezja e Angelina Jolie-t


Angelina Jolie

Angelina Jolie

Tezja e fitueses së çmimit Oskar, yllit të Hollivudit Angelina Jolie ka vdekur nga kanceri i gjirit në një spital pranë San Diegos.

Vdekja e Debbie Martin në moshën 61 vjeçe erdhi më pak se dy javë pasi Jolie iu nënshtrua një operacioni të mastektomisë së dyfishtë apo heqjes së gjinjve, për të shmangur të njëjtën sëmundje.

Martin, vdekja e së cilës është raportuar të dielën, ishte motra e vogël e nënës së Jolies, e cili vdiq nga kanceri i vezoreve në vitin 2007.

Më 14 maj, në një artikull të botuar në “The New York Times”, 37 vjeçarja Jolie tha se vendosi që të heqë gjinjtë e saj, pasi mjekët vlerësonin se për shkak të origjinës së saj gjenetike, ajo kishte një rrezik prej 50 për qind të prekjes nga kanceri i vezoreve dhe një rrezik prej 87 për qind të kancerit të gjirit.
XS
SM
MD
LG