Ndërlidhjet

Stërvitje mbarëkombëtare në Izrael


Aritleri izraelite, foto mga arkivi
Aritleri izraelite, foto mga arkivi
Izraeli zhvillon një stërvitje mbarëkombëtare të hënën në të cilën do të kryejë simulime të sulmit të vendit nga raketat, përfshirë mbushjet e pazakonta.

Ushtria, Ministria e Mbrojtjes, Autoriteti Kombëtar i Emergjencave, komunat dhe organizatat e shpëtimit marrin pjesë në stërvitjen e koduar PikëKthesa 7, e cila zgjat deri të mërkurën.

Tetë milionë qytetarëve të Izraeilt iu është kërkuar që të mblidhen në strehimore ose parkime nëntokësisre dhe të qëndrojnë atje për 10 minuta.

Ushtria izraelite gjithashtu planifikon të hënën që të provojë programin e vet “Teksti Personal i Mesazheve”, i cili iu dërgon alarme civilëve nëpërmjet telefonave celularë.

Stërvitje të ngjashme janë mbajtur çdo pranverë në Izrael në shtatë vjetët e fundit.
XS
SM
MD
LG