Ndërlidhjet

Baku hesht kritikët me akuza false për posedim droge


Logo e HRW-se

Logo e HRW-se

Human Rights Watch tha se authoritetet në Azerbejxhan janë duke përdorur akuza false për posedim droge për të arrestuar kështu kritikët e qeverisë.

Agjencia për të drejtat e njeriut tha se katër aktivistë, Rashad Ramazanov, Taleh Bagirov, Dashgin Malikov dhe Mahammad Azizov janë arrestuar në raste të ndara që nga marsi i vitit 2013.

HRW tha se në secilin nga katër rastet, akuzat për posedim të drogës janë bazuar në sasi të vogël narkotikësh që thuhej se është gjetur nga policia pas arrestimeve.

Avokatët e të burgosurve thonë se asnjë nga të akuzuarit nuk është përdorues i drogës.

HRW tha se autoritetet e Azerbejxhanit në dy vjetët e kaluara kanë arrestuar dhjetëra aktivistë, gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut duke i akuzuar ata për posedim të drogës ose armëve, huliganizëm dhe prishje të rendit publik.

HRW tha se aksioni qeveritar është intensifikuar para zgjedhjeve presidenciale të tetorit.
XS
SM
MD
LG