Ndërlidhjet

logo-print

Hague: Zbatimi i marrëveshjes, garanci për përparim


Shefi i diplomacisë britanike, William Hague.

Shefi i diplomacisë britanike, William Hague.

Shefi i diplomacisë britanike, William Hague, ka mirëpritur nënshkrimin e planit të zbatimit të marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë dhe ka thënë se do të angazhohet për implementimin efikas të saj.

“Mirëpres planin për zbatimin e marrëveshjes, për të cilin janë pajtuar edhe Serbia, edhe Kosova. Përgëzoj kryeministrin Daçiq, kryeministrin Thaçi dhe të gjithë të tjerët, të cilët kanë ndërmarrë edhe një hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Hague, transmetojnë mediat serbe.

Ai i ka bërë këto komente në prag të vizitës së planifikuar për në Beograd.

Kryediplomati britanik po ashtu ka thënë se “vetëm përparimi real në terren, do të jetë garanci për progresin e vazhdueshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe për sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve të Serbisë dhe të Kosovës”.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG