Ndërlidhjet

Ndalon rënia e popullsisë në Rusi


Moskë - foto arkivi
Moskë - foto arkivi
Ministria e Shëndetësisë në Rusi ka bërë të ditur se rënia e popullsisë në këtë vend ka ndaluar. Ministrja Veronika Skvortsova ka thënë se norma e lindjeve është rritur për 5.6 për qind në vitin 2012.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se normat në rënie të lindjes dhe jetëgjatësia e shkurtër do të bëjnë që popullsia e Rusisë të tkurret për 30 milionë banorë në periudhën 2000-2050.

Skvortsova ka thënë se prognozat për krizën e popullsisë ruse nuk janë ende më të mirat, porse “qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për rritjen e natalitetit, përfshirë mbështetjen sociale për familjet e reja dhe reduktimin e numrit të aborteve”.
XS
SM
MD
LG