Ndërlidhjet

Pillay: Bota të mbrojë civilët sirianë


Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay.
Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay.
Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi për të mbrojtur civilët sirianë.

Pillay i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë masa për të ndaluar “shkeljet e tmerrshme” të të drejtave të njeriut në Siri, por nuk ka saktësuar se çfarë lloj vendimi duhet të marrë ky organ.

Ajo i ka bërë këto komente në hapje të sesionit trejavor të Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB-së, në Gjenevë të Zvicrës.

Siria është përfshirë nga konflikti civil për më shumë se dy vjet. Së paku 80,000 persona thuhet të kenë humbur jetën në luftime.
XS
SM
MD
LG