Ndërlidhjet

Luftime të ashpra në Siri, vritet një gazetare


Kusair

Kusair

Luftime të rënda janë raportuar të hënën në qytetin Kusair të Sirisë. Disa raporte flasin edhe për përdorimin e dyshuar të armëve kimike nga ana e forcave qeveritare.

Aktivistët e opozitës thonë se trupat siriane, të mbështetura nga luftëtarët e Hezbollahut, kanë avancuar dukshëm në këtë qytet. Për numrin e viktimave eventuale, nuk ka ende raporte të sakta.

Agjencia e lajmeve SANA raporton se gazetarja Yara Abbas, e njohur për pikëpamjet e saj pro-qeveritare, është vrarë nga sulmi me snajper në provincën Homs.

Dyshimet për përdorimin e armëve kimike datojnë që disa javë dhe për një gjë të tillë, palët në konflikt kanë akuzuar njëra-tjetrën.
XS
SM
MD
LG