Ndërlidhjet

logo-print

Armenia “shkel armëpushimin” me Azerbajxhanin


Ilustrim

Ilustrim

Azerbajxhani ka bërë të ditur se një nga ushtarët e tij është qëlluar për vdekje pranë kufirit me rajonin separatist të Nagorno Karabakut.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se ushtari është vrarë të premten si pasojë e “shkeljes së armëpushimit” nga forcat armene në Nagorno Karabak.

Armenia nuk ka bërë ende ndonjë koment.

Nagorno Karabaku është një enklavë e populluar me shumicë armene, e cila rrethohet nga territori i Azerbajxhanit.

Armenia, e cila kontrollon atë, është në konflikt me Azerbajxhanin për më shumë se dy dekada.

Pas zhvillimit të luftës, dy vendet kanë nënshkruar armëpushimin më 1994, por vazhdon ende të ketë dhunë sporadike.

Vitet e bisedimeve, të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët, kanë dështuar të zgjidhin konfliktin.
XS
SM
MD
LG