Ndërlidhjet

Anijet iraniane do të ndalojnë në portin rus


Ilustrim
Ilustrim
Rusia ka bërë të ditur se anijet e Iranit do të ndalojnë këtë verë në portin Astrakhan, që është baza detare e flotës ruse në Detin Kaspik.

Shërbimi për shtyp i marinës ruse ka thënë se komandantët detarë të Iranit do të takojnë udhëheqjen e flotës ruse, por data e saktë e vizitës nuk është bërë e ditur.

Marina e Rusisë ka thënë se vizita është pjesë e planit për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpinimit ndërkombëtar me shtetet e Detit Kaspik.

“Tatarstani”, një anije e flotës ruse në Kaspik, ka ndaluar në portin iranian të Enzelit më 2007.
XS
SM
MD
LG