Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Një grua arrestohet për vrasjen e avokatit amerikan


Ilustrim

Ilustrim

Një grua është arrestuar në Moskë, nën dyshimet për vrasjen e një avokati amerikan, duke i dhënë atij mbidozë droge.

Zyrtarët për sundimin e ligjit kanë thënë se e dyshuara ka helmuar viktimën duke përdorur “ilaçe me një efekt të fuqishëm të përgjumjes”, për ta nxjerrë jashtë banesës dhe për të vjedhur më pas banesën e tij.

Njujorkezi 42-vjeçar ka qenë në udhëtim zyrtar në Rusi dhe është gjetur i vdekur në aparatament, disa ditë më parë.

E dyshuara 34 vjeçe është arrestuar në një klub nate, më 24 maj.

Hetuesit fillimisht kanë thënë se avokati ka vdekur nga shkaqet natyrore, por testet mjeko-ligjore kanë treguar se ai është helmuar.
XS
SM
MD
LG