Ndërlidhjet

Mbeten në paraburgim kërcënuesit britanikë të avionit


Ilustrim

Ilustrim

Dy shtetas britanikë, të cilët akuzohen se kanë bërë kërcënime të rreme dhe, në këtë mënyrë, kanë detyruar një aeroplan pakistanez të ndryshojë vendin e aterimit, kanë mbetur në paraburgim.

Tayyab Subhani, 30-vjeç, dhe Muhammad Safdar, 41 vjeç, nuk kanë pranuar fajin në seancën e sotme, në një gjykatë britanike.

Seanca e ardhshme dëgjimore është caktuar për 5 gusht.

Dy personat kanë kërcënuar se do të çojnë në erë aeroplanin me më shumë se 300 pasagjerë në bord, më 24 maj.

Ata akuzohen për rrezikimin e një aeroplani dhe mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

Subhani dhe Safdar janë arrestuar në aeroportin Stansted pranë Londrës, ku edhe ka ateruar aeroplani pakistanez, të premten e kaluar. Ai po udhëtonte nga Lahorja për në Mançester.
XS
SM
MD
LG