Ndërlidhjet

Sulme në Bagdad, së paku 50 të vrarë


Bagdad - foto arkivi

Bagdad - foto arkivi

Një valë e shpërthimeve vdekjeprurëse ka goditur lagjet e banuara me shumicë shiite të Bagdadit, duke vrarë së paku 50 persona.

Sulmet kanë pasur në shënjestër tregjet dhe rrugët më të ngarkuara në gjithë kryeqytetin irakian.

Përgjegjësinë për to nuk e ka marrë ende asnjë grup, por dyshimet bien mbi kryengritësit sunitë dhe militantët e Al Kaidës.

Sulmet e javëve të fundit në zonat shiite dhe ato sunite kanë rritur shqetësimet për ripërtëritjen e dhunës sektare, e cila në vitet 2006-2007 ka vrarë mijëra njerëz.
XS
SM
MD
LG