Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Sulm vdekjeprurës kundër policëve


Pakistan

Pakistan

Një bombë në anë të rrugës ka shpërthyer pranë një patrulle policore në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë së paku 5 policë.

Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se sulmi ka ndodhur në provincën Khyber, rreth 230 kilometra në verilindje të Peshauarit.

Në mesin e të vrarëve thuhet të jetë një zyrtar i lartë i policisë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por talibanët pakistanezë kanë sulmuar shpesh forcat e sigurisë në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG