Ndërlidhjet

Dhjetë të arrestuar për vrasjen brutale në Londër


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet britanike, të cilat janë duke hetuar vrasjen brutale të një ushtari në Londër, kanë arrestuar të dyshuarin e dhjetë për rastin.

Policia ka arrestuar të hënën një burrë 50 vjeç në lindje të Londrës, nën akuzat për konspiracion për të vrarë ushtarin 25-vjeçar, Lee Rigby.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për identitetin e të dyshuarit.

Rigby ka qenë duke ecur pranë kazermës së tij në lagjen Woolwich, javën e kaluar, kur është sulmuar me thikë dhe hanxhar.

Nëntë të arrestuarit e tjerë për rastin përfshijnë edhe dy të dyshuarit kryesorë, të cilët janë plagosur nga policia në skenën e vrasjes.

Rasti është duke u hetuar si sulm i dyshuar terrorist.
XS
SM
MD
LG