Ndërlidhjet

Rumania thyen rekord me flamur


Flamuri i rekordeve
Flamuri i rekordeve
Rreth 200 njerëz në fshatin rumun Clincen kanë shpalosur atë që Libri Guinness i Rekordeve e ka cilësuar si flamurin më të madh në botë.

Flamuri, me përmasa 349 dhe 227 metra dhe me peshë prej 5 tonësh, është shtrirë në shtatë hektarë tokë, në jug të Bukureshtit.

Ngjarja është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin kombëtar.

Kryeministri rumun, Victor Ponta, dhe anëtarë të tjerë të qeverisë kanë ndjekur nga afër ngjarjen e së hënës.

Qepja e fijeve për flamurin gjigand thuhet të ketë nisur para dy muajve.

Jack Brockbank, nga Libri Guinness, ka konfirmuar se ky është flamuri më i madh në botë.

Rekordin e mëparshëm për këtë e ka mbajtur Libani.
XS
SM
MD
LG