Ndërlidhjet

BE përfundon embargon e armëve për rebelët sirianë


Ilustrim
Ilustrim
Bashkimi Evropian do të përfundojë embargon e armëve për rebelët sirianë. Megjithatë, sekretari i jashtëm britanik, William Hague, ka thënë se nuk ka ende asnjë vendim për të nisur furnizimin me armë të luftëtarëve, të cilët bëjnë përpjekje të rrëzojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Embargoja e BE-së zyrtarisht përfundon në fund të majit.

Diplomatët kanë thënë se Bashkimi Evropian është pajtuar për të zgjatur edhe një vit sanksionet financiare dhe ekonomike kundër regjimit sirian.

Hague ka thënë se Britania “nuk ka plane të menjëhershme për të dërguar armë në Siri, por tani ka fleksibilitet për të vepruar në të ardhmen, nëse është e nevojshme”.

Britania dhe Franca kanë udhëhequr përpjekjet për të lehtësuar embargon e armëve.

Austria dhe vende të tjera të BE-së kanë qenë kundër, duke thënë se një hap i tillë mund të çojë në më shumë gjakderdhje.
XS
SM
MD
LG