Ndërlidhjet

Konferenca për Sirinë - “sfidë e vështirë”


Lavrov dhe Kerry - foto arkivi

Lavrov dhe Kerry - foto arkivi

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se organizimi i konferencës së paqes për Sirinë është një sfidë e vështirë.

Ai i ka bërë këto komente në Paris, pas bisedimeve me sekretarin amerikan të shtetit, Johm Kerry.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë publike një nismë të përbashkët, për të sjellë në një tavolinë qeverinë dhe forcat opozitare të Sirisë.

Konferenca, e cila do të mbahej në muajin qershor në Gjenevë, do të bënte përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit civil, i cili ka përfshirë Sirinë për më shumë se dy vjet.

Kerry ka thënë se Uashingtoni dhe Moska mbeten të angazhuar për këtë konferencë, por janë po ashtu të shqetësuar “për përdorimin eventual të armëve kimike në konflikt”.

Qeveria e Assadit ka thënë se do të ndjekë konferencën, ndërsa disa grupe opozitare kanë përjashtuar negociatat me këtë regjim.
XS
SM
MD
LG