Ndërlidhjet

Princi Charles viziton Armeninë


Princi Charles
Princi Charles
Charles, princi i Uellsit, arrin sot në Jerevan. Me këtë vizitë, trashëgimtari i Mbretëreshës Elizabeth do të bëhet anëtari i parë i familjes mbretërore britanike që bën turne në Armeni.

Charles pritet të ndjekë një seri ngjarjesh për bamirësi, përfshirë një koncert dhe një darkë, dedikuar ruajtjes së trashëgimisë kulturore armene.

Princi është përshkruar si mysafir i Fondacionit “Jerevani, me dashuri”, i themeluar nga ish-kryeministri armen dhe ambasadori në Britani, Armen Sarkisian.

Charles po ashtu pritet të takojë presidentin e Armenisë, Serzh Sarkisian, dhe udhëheqësin fetar të të gjithë armenëve, Catholicos Karekin II.
XS
SM
MD
LG