Ndërlidhjet

logo-print

Shembet çatia e stadiumit nikoqir të Kupës së Botës


Ilustrim

Ilustrim

Disa pjesë të çatisë së një stadiumi në Salvador të Brazilit janë shembur, për shkak të shirave të mëdha.

Incidenti ka ndodhur në Arena Fonte Nova, njërin prej 12 stadiumeve të Brazilit, ku do të mbahet Kampionati Botëror i Futbollit më 2014.

Ai është po ashtu njëri nga gjashtë staudiumet ku pritej të mbaheshin ndeshje në kuadër të Kupës së Konfederatave, muajin e ardhshëm.

Departamenti për Çështjet e Kampionatit Botëror në rajon ka thënë se pesha e ujit, pas disa ditësh shira të rrëmbyeshëm, ka shkaktuar shembjen e çatisë.

Autoritetet tani janë duke shqyrtuar sigurinë e gjithë strukturës së stadiumit.

Ai është ndërtuar për të zëvendësuar një stadium të vjetër, i cili ka kolapsuar në vitin 2007 dhe ka vrarë shtatë njerëz.
XS
SM
MD
LG