Ndërlidhjet

logo-print

McCain takoi opozitën siriane


Senatori amerikan, John McCain.

Senatori amerikan, John McCain.

Senatori amerikan, John McCain, ka udhëtuar për në Siri, për të biseduar me udhëheqësit e rebelëve.

Zëdhënësi i tij, Brian Rogers, ka konfirmuar se senatori rebpulikan ka takuar rebelët të hënën, por ka refuzuar të japë hollësi të tjera.

Ueb-faqja The Daily Beast, e cila ka publikuar lajmin e para, ka thënë se McCain ka hyrë në Siri përmes Turqisë, së bashku me gjeneralin Salim Idris, i cili është udhëheqës i Këshillit Suprem të Ushtrisë së Lirië Siriane.

Ish-kandidati republikan për president të SHBA-së bën vazhdimisht thirrje për më shumë rol të Uashingtonit, për t’i dhënë fund luftës civile në Siri.

Ky konflikt ka hyrë në vitin e tretë dhe, deri më tash, ka marrë rreth 80,000 jetë njerëzish.
XS
SM
MD
LG