Ndërlidhjet

Vriten tre ushtarë libanezë pranë kufirit sirian


Pamje arkivi nga Libani
Pamje arkivi nga Libani
Tre ushtarë të Libanit janë vrarë nga persona të armatosur pranë kufirit me Sirinë.

Sulmi ka ndodhur pranë qytetin Arsal.

Rajoni, strehë e shumë njerëzve që mbështesin opozitën siriane, thuhet se përdoret nga rebelët për të kontrabanduar armë dhe luftëtarë nga Libani në Siri.

Persona të armatosur, që mbështesin palët kundërshtuese në luftën e Sirisë, janë përleshur vazhdimisht në Liban, prejse ka nisur kryengritja kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG