Ndërlidhjet

logo-print

Lideri çeçen akuzon FBI-në


Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka akuzuar FBI-në për “vrasjen pa justifikim” të një çeçeni, i cili mendohej se kishte lidhje me njërin nga sulmuesit e dyshuar të Maratonës së Bostonit.

Kadyrov ka thënë se Ibragim Todashev ka qenë “djalë i mirë” dhe se babai i tij, i cili punon në administratën e kryeqytetit çeçen Grozni, është “burrë i mirë”.

Kadyrov, i cili është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, ka fajësuar po ashtu mediat amerikane dhe perëndimore për standarde të dyfishta.

Ibragim Todashev është qëlluar për vdekje në një konfrontim me agjentët e FBI-së, më 22 maj në Florida.

Ai thuhet të jetë marrë në pyetje për një vrasje të trefishtë, më 2011 në Masaçusets, në të cilën mendohet se mund të ketë qenë i përfshirë edhe sulmuesi i dyshuar i Bostonit, Tamerlan Tsarnaev.

Ky i fundit është vrarë në të shtënat me policinë pas sulmeve të 15 prillit. Vëllai i tij, Dzhokhar, po ashtu i dyshuar, është arrestuar.
XS
SM
MD
LG