Ndërlidhjet

Suedia konfirmon mbështetjen për Kosovën


Prishtinë, 28 maj 2013.
Prishtinë, 28 maj 2013.
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka pritur në takim ministren për Çështje Evropiane të Qeverisë suedeze, Birgitta Ohlsson.

Në kumtesën për media thuhet se ministrja Çitaku ka njoftuar ministren Ohlsson për “përmbushjen e kritereve afatshkurta për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe për punën e vazhdueshme të institucioneve në kuadër të përgatitjeve për fillimin e negociatave për MSA-në”.

Çitaku ka folur edhe për “gjendjen e përmbushjes së udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, miratimin e Planit të Veprimit për Liberalizim të Vizave dhe punën e vazhdueshme të institucioneve në këtë drejtim”.

Ministrja Ohlsson, në anën tjetër, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Suedisë për agjendën evropiane të Kosovës.

Ajo ka thënë se Suedia përkrah fillimin e negociatave të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Po ashtu ka ftuar institucionet e Kosovës që të vazhdojnë punën intensive në përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit, duke theksuar “përkrahjen e fuqishme të Suedisë” në këtë drejtim.
XS
SM
MD
LG