Ndërlidhjet

Rusia e zhgënjyer me vendimin e BE-së


Pamje nga samiti i ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Pamje nga samiti i ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Rusia ka thënë se heqja e embargos së armëve për Sirinë, nga ana e Bashkimit Evropian, do të “dëmtojë drejtpërdrejt” perspektivat e mbajtjes së një konference të paqes.

Moska, së bashku me Uashingtonin, ka bërë të përpjekje të organizojë një konferencë muajin e ardhshëm, por data për të nuk është specifikuar.

Bashkimi Evropian është pajtuar që të mos ripërtërijë embargon e armëve për opozitën siriane, e cila skadon në fund të këtij muaji, por nuk ka sjellë ndonjë vendim për dërgimin e menjëhershëm të armëve në Siri.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka thënë se Moska është “e zhgënjyer” me përfundimin e embargos dhe ka akuzuar bllokun për “standarde të dyfishta”, duke lënë në fuqi të gjitha sanksionet kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG