Ndërlidhjet

logo-print

Vritet një punëtore e poliomelitit në Pakistan


Peshauar, 28 maj 2013.

Peshauar, 28 maj 2013.

Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje një punëtore të poliomelitit, në Peshauar të Pakistanit.

Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se një tjetër anëtar i ekipit vaksinues është plagosur dhe është dërguar në spital.

Sulmi ka ndodhur në ditën e parë të fushatës treditëshe të vaksinimit në këtë zonë.

Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Punëtorët e poliomelitit janë shpesh shënjestër e sulmeve në Pakistan.

Në dhjetorin e kaluar, persona të armatosur kanë vrarë së paku nëntë punëtorë të poliomelitit në sulme të ndara.

Disa militantë pakistanezë kundërshtojnë fushatën e vaksinimit, duke akuzuar punëtorët shëndetësorë se punojnë si spiunë për Shtetet e Bashkuara. Ata po ashtu pretendojnë se vaksinat dëmtojnë fëmijët myslimanë.
XS
SM
MD
LG