Ndërlidhjet

BE e inkurajuar me Beogradin e Prishtinën


Kreu i Delegacionit të BE-së në Beograd

Kreu i Delegacionit të BE-së në Beograd

Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert ka deklaruar se BE është inkurajuar në lidhje me atë që Beogradi dhe Prishtina janë pajtuar për planin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe i pritshëm. Jemi të inkurajuar, që Beogradi dhe Prishtina janë marrë vesh për planin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Degert për gazetarët pas një konference në të cilën janë paraqitur kornizat investuese për Ballkanin perëndimor.

Degert ka thënë se tash është e domosdoshme që të kalohet në zbatimin praktik të marrëveshjes.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë pranuar planin e zbatimit të Marrvëshjes së Brukselit që ka të bëjë me normalizimin e raporteve në mes të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG