Ndërlidhjet

Qeveria me projektligj për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë


Bruksel...
Bruksel...
Qeveria e Kosovës në takimin e së martës ka aprovuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së parë Ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të planit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Sipas komunikatës për media të kabinetit qeveritar, kryeministri Hashim Thaçi, ka theksuar se "me miratimin e marrëveshjes nga ana e të dy qeverive janë krijuar kushtet për ratifikim ligjor dhe kushtetues të marrëveshjes".

Prandaj, sipas tij, miratimi dhe procedimi i këtij projektligji për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nënshkrim nga Presidentja, hapë rrugën e zbatimit të plotë të kësaj marrëveshjeje nga institucionet e Kosovës dhe nga Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX, nga KFOR-i dhe nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
XS
SM
MD
LG