Ndërlidhjet

Daçiq pret zbatim të lehtë të Marrëveshjes


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se nuk pret vështirësi tjera në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit më 27 dhe 28 qershor, kur BE do të vendosë për datën e fillimit të bisedimeve me Serbinë.

“Presim që vendimi i Këshillit Evropian të jetë pozitiv, sepse Serbia e ka miratuar marrjen e datës për të gjitha përpjekjet që i ka bërë për të arritur marrëveshjen që ka qenë më e vështirë për palën serbe sesa për atë të Prishtinës”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë pranuar planin e zbatimit të Marrvëshjes së Brukselit që ka të bëjë me normalizimin e raporteve në mes të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG