Ndërlidhjet

Ndiqen penalisht vrasësit e arinjve në Kosovë


Aktivistet duke e liruar nje ari, Prizren, Kosovë
Aktivistet duke e liruar nje ari, Prizren, Kosovë
Ministria e Mjedisit ka parashtuar ankesë ndaj një vendimi të një gjykate, e cila ka liruar vetëm me një gjobë prej 200 eurosh, te dyshuarit për vrasjen e dy arinjve të murrmë në Mitrovicë.

Duke e quajtur këtë vendim skandaloz, Ministria e Mjedisit, ka thënë se krahas ankesës, do të veprojë sipas ligjeve të zbatueshme në Kosovë dhe Kodit Penal, sipas të cilit, neni 359 përcakton se ”kushdo që pa leje ose autorizim, gjuan ose mbyt një kafshë të egër ose e zë të gjallë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj”.

Në komunikatë theksohet se Ligji për Mbrojtjen e Natyrës parasheh dispozita ndëshkimore me gjobë deri në 40 mijë euro ndaj personave juridikë që zhdukë llojin e egër autokton, dhe deri në 4 mijë euro ndaj personave fizikë.

"Në të njëjtën kohë, MMPH shfrytëzon rastin të informojë të gjithë mbajtësit e arinjëve të murrmë se shitja apo mbytja e një kafshe strikt të mbrojtur të Kosovës është vepër penale dhe e dënueshme me burg", thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG