Ndërlidhjet

Rrëzohet një helikopter rus, një i vrarë


Foto ilustruese nga arkivi
Foto ilustruese nga arkivi
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se një helikopter ushtarak është rrëzuar gjatë një misioni të trajnimit, duke lënë të vdekur një pjesëtar të ekuipazhit dhe duke lënduar dy të tjerë.

Ministria tha se helikopteri Mi-8 është rrëzuar të martën në afërsi të fshatit Ivanovskoye në rajonin Saratov në lumin Vollga në Rusinë jugperëndimore.

Ministria tha se një instruktor dhe një praktikant u plagosën, pasi arritën të hidhen nga helikopteri para se ai të rrëzohej në tokë, por piloti u vra.

Komandanti i Forcave Ajrore të Rusisë, gjenerali Viktor Bondarev, urdhëroi që të gjithë helikopterët Mi-8 të rrinë në tokë, derisa të kryeht hetimi për helikopterin e rrëzuar.
XS
SM
MD
LG